Itali, goditet rrjeti i prostitucionit

0
912
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ne bashkëpunim me ate shqiptare ka goditur nje rrjet te shfrytëzimit te prostitucionit te përbëre nga shtetas shqiptare.

19 persona qe vepronin ne Milano, Monza, Rimini, por edhe ne Tirane kane përfunduar ne pranga. Mediat italiane raportojnë se operacioni eshte zhvilluar ne oret e para te mëngjesit te kesaj te marte ne Milano. Trafikantet, identitetet e te cilëve nuk janë publikuar, shfrytëzonin vajza te reja nga Europa Lindore, qe josheshin fale premtimit për nje pune te ndershme. Per te paguar borxhin e parave te rrugës me te mbërritur ne Itali, por edhe për te përballuar jetesën, ato detyroheshin te prostituonin. Përveç akuzës se shfrytëzimit per prostitucion ndaj te ndaluarve, rendon edhe ajo për mbajtje dhe shpërndarje te lendeve narkotike. Qe nga viti 2013, policia italiane ka arrestuar me shume se 100 trafikante te vajzave nga shtetet e lindjes.
italia

Zjarr Tv Ad