Itali, kapen 10 milione euro marijuane e ardhur nga Shqiperia

0
642
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi e konsiderueshme prej dy ton drogë e ardhur nga Shqipëria u sekuestrua nga policia italiane në Fossacesia. Operacioni u finalizua me arrestimin e tregtarit të drogës si dhe me zbulimin e një skafi të fuqishëm.

Droga ishte e ndarë në pako me peshë 20 kg secila dhe ishte e fshehur në një furgon i vendosur në një fshat në Fossacesia (Chieti).

Sipas mediave italiane, droga kap një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe është një nga sasitë rekord të konfiskuara në Abruzzo.

Policia ka vene në pranga 49 vjeçarin Giovanni Carabotti, nga provinca e Brindizit. Ai ishte duke qëndruar në një hotel në Roseto degli Abruzzi (Teramo), në momentin e arrestimit, ndërsa udhëtonte me një makinë luksoze.

Policia kishte vënë nën vëzhgim lëvizjet e tij, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u organizua operacioni “D-Day”, detajet e të cilit u dhanë këtë mëngjes nga policia, sipas të cilët Carabotti ishte duke pritur ardhjen e ngarkesës së drogës.

Përveç lëndës narkotike të gjetur në një furgon, policia ka gjetur edhe një gomone të fuqishme 10 metra të gjatë me dy motorë me 500 kuaj fuqi secili. Mjeti i shpejtë është braktisur nga trafikantët e drogës.

Carabotti u arrestua dhe u dërgua në burgun Lanciano në dispozicion të prokurorit lokal. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar bashkëpunëtorët në trafikun e sasisë së madhe të drogës.

Zjarr Tv Ad