Itali / Maskohej si kasap, shqiptari fitonte 50 mijë euro në javë nga tregtimi i kokainës

0
1367
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar 28 vjeç është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Nga hetimet e bëra për rreth 2 muaj policia italiane finalizoi aksionin për kapjen e shqiptarit Erald Dedej 28 vjeç dhe një vajzë italiane 25 vjeç.

Shqiptari punonte si kasap në një supermarket ndërsa vajza italiane si shitëse ndërkohë që kryenin dhe aktivitetin kriminal të trafikut të kokainës nga i cili fitonin rreth 50 mijë euro në javë ku dhe fitimet i ndanin së bashku.

 

Kokaina trafikohej në Savona dhe në Imperia. Nga operacioni policia ka konfiskuar më shumë se 4 qese me peshë të ndryshme kokaine, rreth 10 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës si dhe një makinë tip BMW.

Zjarr Tv Ad