Jepet vendimi për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”

0
987
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë ditën e sotme vendimin për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, një proces gjyqësor i cili ka zgjatur rreth dy dekada. Mësohet se 10 personat janë deklaruar të pafajshëm.

Pafajësi është dhënë për Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni, Dritan Hate.
Gjykimi i 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” ka nisur që në vitin 1998.
Gjykimi ndaj tyre është bërë në mungesë pasi pothujse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve ne vitin 1997 ku madje kanë fituar edhe azil politik .
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh. Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që varjojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.

Zjarr Tv Ad