Kamioni merr përpara një grup personash në Izrael, 4 të vdekur

0
789
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku një kamion ka marrë përpara një grup personash, mes tyre dhe ushtarë.

Gjithçka ka ndodhur mesditën e sotme në Jeruzalem në lagjen e Talpiot, ku nga të dhënat e para, flitet për katër të vdekur dhe rreth 15 të plagosur.

Bëhet me dije se policia izraelite ka vrarë të dyshuarin për sulmin, ndërsa paraprakisht mendohet se bëhet fjalë për sulm terrorist, ku humbën jetën tre vajza dhe një djalë rreth 20 vjeç.

Mësohet se ushtarët sapo kishin zbritur nga një autobus, kur kamioni u lëshua drejt tyre, duke i përplasur dhe më pas i dha mjetit mbrapsht për t’u kaluar sipër.

Policia vijon hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Zjarr Tv Ad