Kamioni u përplas mbi turmën me njerëz në Berlin, konfirmohen 9 viktima dhe 50 të plagosur

0
727
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kamion në Gjermani ka hyrë në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke i marrë jetën të paktën 9 personave, si dhe duke lënë të plagosur persona.

Tregu ku ndodhi ngjarja është në Breitscheidplatz, në afërsi të kishës Kaiser Wilhelm në Kurfuerstendamm.

Një dëshmitar ka raportuar se disa “njerëz janë shtypur”, ndërsa një tjetër ka treguar se shumë njerëz kanë mbetur pa ndjenja në tokë.

Nuk është përcaktuar ende nëse bëhet fjalë për një aksident, por mediat gjermane shkruajnë se dyshohet për një sulm terrorist.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit disa minuta pak pas tragjedisë.

Departamenti amerikan i Shtetit, gjatë muajit nëntor, pati lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”

633083__b1ymmthvx 633083__rjexx6s4l

Zjarr Tv Ad