Kanoste policen në telefon / Nën hetim një 35-vjeçar nga Tirana

0
519
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritet e policisë kanë bërë me dije, se kanë nisur hetimet ndaj një 35-vjeçari, me banim në Tiranë, i cili ka kërcënuar një efektive të policisë.

Sipas raportimit në fjalë thuhet se Ndriçim Boshnjaku, 35 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për kanosje dhe shqetësim me anë të telefonit ndaj efektives E.TH., 25 vjeçe, banuese në qytetin e Korçës. Efektivja në fjalë punonte në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në polici.

Efektivja ka thënë në polici, se kanë qenë telefonatat dhe mesazhet ato që e kanë shtyrë të bëjë kallëzimin pranë autoriteteve.

Zjarr Tv Ad