Kaosi në Universitetin e Tiranës, paralajmërohen protesta

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogët e Forumit për Liritë Akademike në Universitetin e Tiranës kanë zhvilluar një takim  për tre orë me rradhë lidhur me kërkesat e tyre dhe kundërshtitë për ligjin e arsimit të lartë. Në përfundim, Mark Marku, tha se pedagogët janë të interesuar për një diskutim serioz. Profesor Mark Marku në një dalje për mediat ka bërë të ditur se i është lënë afat deri me 10 mars Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt do të dalin në protesta. “Ministria ka kohë për të na dhënë përgjigje deri me datën 10 mars. Nëse nuk marrim përgjigje ne do tu drejtohem të gjitha formave demokratike,  përfshire dhe protestat. Nuk duam që edhe zgjidhjet të jenë të ngutshme, nën presion, ju kemi lënë kohë për kërkesat tona”- u shpreh Mark Marku. Gjithashtu ai tha se aksioni i radhës i Universitetit të Tiranës do të jetë në varësi të përgjigjes që do marrin. Mark Marku: Ne si Forum që në fillim kemi bërë oponencën më të madhe që në momentin që janë shfaq draftet e para për ligjin e arsimit të lartë. Në mënyrë konstante ne si forum dhe UT ka qenë pothuajse 90% në oponencë me ligjin, kundër ligjit. Ne nuk po vëmë kushtëzime, duam të diskutojmë seriozisht. Kushtëzimet vinë në fund, është protesta nuk ka zgjidhje tjetër.Mendoj se qeveria nuk ka asnjë lloj interesi që ta lërë gjendjen të eskalojë, të thellohet më keq se do të dëmtohet vetë qeveria, Universiteti, studentët, prindërit, pedagogët. Por teksa qeveria nuk e sheh ligjin e arsimit të lartë si problem, Marku ka këtë koment: “Nëse qeveria ka 10 ditë që diskuton do të thotë se problemi ekziston, nëse qeveria mohon se ekziston problemi, është problem autik i qeverisë nuk është problemi ynë”.

Zjarr Tv Ad