Kapen 11 kilogramë heroinë në Durrës, ku e kishte fshehur drogën shoferi dhe si u zbulua

0
123

Një sasi e madhe heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Droga është kapur në përpjekje për t’u dërguar drejt Italisë. Heroina u gjet nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë, pas kontrollit me anë të qenit antidrogë dhe fibroskop.

Sasia prej rreth 10 kilogramësh heroinë u kap në një kamion me targa AA 943 OO që kishte si destinacion Ankonën e më pas Firencen.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin e mjetit, 63-vjeçarin Bujar Shazivari, banues në Durrës dhe po heton për të gjetur bashjëpunëtorët e mundshëm.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.