Kapen 6 celulare me dekoder, do futeshin në Burgun e Fierit

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë telefona celularë të futur në Burgun e Fierit janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale. Celularët ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur. Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP. Ministria e Drejtësisë: ” Më datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.” IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Zjarr Tv Ad