Kapen 710 kg kanabis në Vlorë, arrestohet 71-vjeçari

0
143

710 kg kanabis janë kapur nga policia mbrëmë natën në qytetin e Vlorës.

Droga po transportohej me një furgon kur ka tërhequr vëmendjen e policisë e cila e ka ndjekur dhe e ka bllokuar në banesën Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

 

Droga e gejtur në furgon ishte e ndarë në 27 pako dhe ishte shpërndarë në 8 çanta sportive të cilat u sekuestruan nga policia.

Në pranga ka rënë Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës pasi dyshohet se ka lidhje me drogën.

Po hetohet nga policia për të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

https://www.dailymotion.com/video/x5qryfb_kapen-710-kg-kanabis-ne-vlore_news