Kapen 88 kilogram në Përmet, prangosen katër të rinj

0
530

Policia e Përmetit dhe Gjirokastrës kanë sekuestruar 88 kilogramë kanabis dhe kanë arrestuar 4 të rinj.

Droga është gjetur në makinën e njërit prej tyre, ndërsa shoqërohej nga një tjetër makinë ‘eskortë’ ku ndodheshin 3 bashkëpunëtorët e tij.

Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale Këlcyrë- Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”, ku në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.