Kapet banda e “prostitutave taksi” në Durrës, procedohen 12 persona të dyshuar

0
652
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit”.

Policia tha se ka proceduar penalisht 12 shtetas, jane sekuestruar 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.

Burimet zyrtare shtuan se specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Pagesa e fundit ”.

Janë proceduar penalisht 12 shtetas, konkretisht:

1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar;
2• Fatjona Gjoka 28 vjeçe, banuese në Durrës, e arrestuar;
3• Alma Hoxha 41 vjeçe ,banuese në Durrës, e arrestuar;
4• Lutfije Çota 47 vjeçe, banuese në Durrës, e arrestuar;

5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;

6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras, proceduar në gjendje të lirë;
7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës , proceduar në gjendje të lirë, taksist;
8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës , proceduar në gjendje të lirë;
9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
11•Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë;
12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës, proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka bere me dije edhe mekanizmin e ngjarjes:

Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientet, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• 3 automjete;
•kartmonedha;
•aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Shfrytëzim prostitucioni’dhe”Mbajtje të lokaleve për prostitucion” parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;

• “Prostitucion” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gjoka, Lutfije Çota , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.

• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma Hoxha;

• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.

Zjarr Tv Ad