Kapni kriminelët, jo hallexhinjtë. Xhafaj porosi policëve nga Shkodra

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës ka folur me tonë të forta për luftën ndaj kriminalitetit dhe grupeve kriminale. Gjatë fjalës së tij në takim, Xhafaj ka theksuar se janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur, ndërsa shtoi që të mos merren me hallexhinjtë që ndërtojnë një çati. “Janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur dhe nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që e përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetarët”, u shpreh Xhafaj. Më tej ministri i Brendshëm paralajmëroi policinë që të bëjnë kujdes me vettingun, pasi siç shprehet ai nuk do t’i shpëtojë askush. “Toleranca ndaj krimit do të jetë 0. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë totalisht” ka thënë Xhafaj.

Zjarr Tv Ad