Kapshticë, arrestohet shoferja 37-vjeçare pas 5 muajsh nga aksidenti në Durrës. Po largohej nga vendi

0
283

Policia Kufitare e Kapshticës, ka vënë në pranga një 37-vjeçare, e cila pasi shkaktoi një aksident në qytetin bregdetar të Durrësit, u largua nga vendi i ngjarjes.

Beaj rezultonte e ‘arratisur’ prej 5 muajsh, deri kur u vu në pranga nga autoritetet kufitare.

Pas këtij veprimi Gjykata e Durrësit e dënoi Marjana Beajn, me 3 muaj burg për shkak të largimit nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim: Marjana Beaj, 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim penal nr 59/627 datë 24.03.2017 e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale: “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.