“Kaq trim i madh je”, biseda para vrasjes për hakmarrje në Kashar

0
2811
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujar Xhaferri, një 52- vjeçar nga Kashari, nuk e ka duruar faktin që babai i personit që i kishte vrarë të vëllanë 10 muaj më parë, punonte në një arë 50 metra larg shtëpisë së të ndjerit.

Duke e konsideruar si karshillëk dhe mungesë respekti, ai ka vendosur ta vrasë, veprim që e realizoi në 18 mars 2016, në rrugën kryesore të fshatit Kashar. Pas krimit, ai telefonoi policinë duke u treguar se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe u vetëdorëzua, bashkë me armën.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të 52-vjeçarit Xhaferri, duke e deklaruar fajtor për akuzën e “vrasjes me paramendim” e “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës dhe përfundimisht do të vuajë një dënim me 16 vjet e 8 muaj burg.

“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës, ku zbardhet rrëfimi i vetë të pandehurit mbi shkaqet që e shtynë të kryente vrasjen dhe momentet e përleshjes dhe shkrehjen e armës drejt tij, si edhe dorëzimin në Polici.

“Pse e vrava”

Përpara hetuesve Bujar Xhaferri ka deklaruar se në datën 17 maj 2015, shtetasi Altin Aluku ka vrarë vëllanë e tij, Lutfi Xhaferri, dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, shtetasen N. Xhaferri. Për këtë ngjarje Altini ishte dënuar.

Për 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, babai i Altinit, shtetasi Skënder Aluku, nuk kishte dalë në fshat, por dy muajt e fundit ai dilte dhe sipas të pandehurit, e bënte për karshillëk dhe po ashtu shkonte dhe afër banesës së Lutfi Xhaferrit, ku punonte një tokë që kishte aty.

Kjo, sipas Bujarit, ishte e papranueshme, duke menduar se edhe i kishin vrarë pa të keqe dhe tani nuk i respektonin.

Në datën 17 mars 2016, kur bëheshin 10 muaj që të pandehurit i kishte vdekur vëllai, Lutfiu, ishte tek banesa e tij, ndërsa shtetasi Skënder Aluku ishte para shtëpisë, te toka e tij, duke punuar në një distancë rreth 50 m.

Sipas Bujarit, ky ishte momenti që i erdhi kulmi durimit dhe vendosi që kur ta takonte, do ta vriste.

Referuar vendimit, i pandehuri ka marrë një pistoletë të fshehur prej tij nga viti 1997 dhe ka dalë të vrasë shtetasin Skënder Aluku. Ditën e parë ai nuk e ka gjetur, por të nesërmen, ai është përballur me të në orën 06:30.

“Te vendi i quajtur ‘Lagja e re’ hasi në rrugë Skënderin dhe i foli duke i thënë ‘kaq trim i madh je që vjen lart te shtëpia?’ dhe menjëherë ka nxjerrë pistoletën dhe e mbushi për të qëlluar, por arma nuk shkrepi”, thuhej në vendim.

Në këtë moment, Skënderi i është hedhur sipër, por i pandehuri e ka qëlluar në kokë 2-3 herë me qytën e pistoletës derisa e ka rrëzuar në tokë. Pasi ka bërë rimbushje të armës, i pandehuri ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.

Pas këtij momenti, ai ka hequr krehërin e pistoletës dhe është larguar duke dalë poshtë rrugës e më pas ka njoftuar Policinë, duke i thënë se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku.

Zjarr Tv Ad