Këpucari Indian që pretendohet se është 179 vjeç

0
813
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Quhet Mahashta Murasi, është një këpucar nga Varanasi në Indinë veriore, dhe pretendon të ketë jetë lindur në vitin1835 e kështu i bie të jetë plot 179 vjeç. Nëse do të ishte e vërtetë jo vetëm do të ishte njeriu më i vjetër në botë, por edhe më jetëgjati në histori. Autoritetet indiane dhe dokumentet e identifikimit, konfirmojnë tezën e tij, por mosha nuk ka qenë e verifikuar nga ndonjë mjek, pjesërisht për shkak se mjekja e fundit që e ka vizituar vdiq në vitin 1971. Sipas mediave që raportojnë lajme, këpucari ka lindur në Bangalore më 6 janar të vitit 1835 dhe pastaj në vitin 1903 ai shkoi në Varanasi, ku punoi deri sa ka dalë në pension në moshën e pjekur e të vjetër 122 vjeç. “Kam jetuar aq shumë, sa të gjithë stërnipërit e stërmbesat e mia janë të vdekur,” tha ai. Për Mahashta Murasi, “Është sikur vdekja ta kishte harruar. Kam humbur të gjitha shpresat, asnjë nukarrin deri në 150, e lëre 170. Unë do të jem i pavdekshëm ….. Në këtë pikë mund edhe të më pëlqejë. “

Zjarr Tv Ad