Kërcënoi gjyqtaren, ekstradohet nga Londra Alban Beshiri

0
143

Një 36 vjeçar nga Vora është ekstraduar nga Londra pasi është dënuar se kishte kërcënuar gjyqtaren që shqyrtonte çështjen  gjyqësore ndaj tij.  Bëhet fjalë për Alban Beshirin. “Nga data 18 korrik 2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese” informon policia e Shtetit. Beshiri u shpall në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.