Kërkonte vajza si sekretare për shoqatën ‘Ferdinand Deda’, por i çonte prostituta. Pranga Shpëtim Çekrezit

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas denoncimit të emisionit investigativ, “Fiks Fare” është vënë sot në prangat e policisë, Shpëtim Çekrezi.

45-vjeçari, i cili ishte kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po kush është Shpëtim Çekrezi? Ai prezantohej si punonjës i cirkut dhe nën këtë petk rekrutonte vajza me qëllim që shoqata kërkonte sekretare, duke i çuar mandej për prostitucion. Në rrjetet sociale, ai shfaqet sikur ka njohje dhe shoqëri me persona VIP të skenës shqiptare. Nga një kërkim në faqen në Facebook të shoqatës artistike Ferdinand Deda, kryetari i saj shihet teksa pozon krah artistëve të njohur si këngëtarja Eli Fara apo Sejfulla Myftari, i njohur edhe si Cekja i Beratit.

45-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë, ndërsa emri i tij u bë i njohur te talent shoë “Tu Si Que Vales”, ku çuditi publikun shqiptar si iluzionist.

“Ndërkaq, policia e Shtetit falënderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media si dhe i fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që konstatojnë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË 

Arrestohet shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, njoftoi Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit :

– Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Policia e Shtetit falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media si dhe i fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që konstatojnë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Zjarr Tv Ad