Kina kritikon Trump: Nuk bëhet diplomaci ndërkombëtare në Twitter

0
641
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka kritikuar Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump për përdorimin e Twitter-it për të kryer diplomacinë ndërkombëtare.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, ka publikuar një koment duke cituar se Trump ka fituar reputacion duke bërë deklarata të paparashikueshme në Twitter, të cilat shpesh devijojnë nga politikat amerikane dhe se ai ka bërë disa komente që kanë ngjallur debate në lidhje me Kinën.

“Fiksimi me ‘Twitter-in’ është një diplomaci e padëshirueshme.Tashmë dihet se diplomacia nuk është lojë fëmijësh dhe aq më pak biznes. Ashtu si ish- Sekretarja Shteteve të Bashkuara Madeleine Albright ka thënë: Twitter nuk duhet të jetë një mjet për politikën e jashtme,” citon komenti i Xinhua, i cili u botua këtë javë.

Albright ka shërbyer në kohën e ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte një mbështetëse e fuqishme e rivales demokratike të Trump, Hillary Clinton.

Në një postim në Twitter në mbrëmjen e së hënës, Trump sugjeroi se Kina nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar fqinjin e saj, Korenë e Veriut, të armatosur me armë bërthamore.

Reagimi zyrtar i Kinës për Trump ka qenë relativisht i heshtur.

Ministria e Punëve të Jashtme shkoi aq larg duke thënë se ishte “seriozisht e shqetësuar” pasi Trump kishte vënë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë qëndrimin e saj se Tajvani është pjesë e “një Kine”.///

 

Zjarr Tv Ad