Kina përgatitet për konflikt me SHBA-ne? Dërgon raketa në veri

0
1042
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur administrata e Donald Trump ka paralajmëruar se nuk do t’a lejojë Kinën që të shtrijë sovranitetin e saj në të gjithë Detin e Jugut, Pekini duket se po merr të gjitha masat për t’iu kundërpërgjigjur çdo konflikti të mundshëm, teksa ka dërguar raketa balistike në pjesën më veri-lindore të vendit.

Kjo lëvizje është interpretuar si një paralajmërim i qartë nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët shprehen se Kina kërkon të tregojë se nuk ka ndërmend të lëshojë pe për cështjen e Detit.

Lajmi i dërgimit të raketave balistike në provincën Heilonxiang është raportuar fillimisht nga mediat të cilat kanë paraqitur edhe fotografi për të provuar vërtetësinë e lajmit.

Në imazhet e publikuara dallohen qartësisht rraketat balistike të llojit Dongfeng-41, e cila ka një rreze prej 14.000 kilometrash. Duke u vendosur në rajonin veri-lindor, e cila është pika më e afërt mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, rraketa Dongfeng 41 është e aftë që të godasë në cdo pjesë të territorit amerikan.

Cështja e Detit të Jugut ka shkaktuar një përplasje mjaft të ashpër mes Pekinit dhe Uashingtonit. Ministria kineze e mbrojtjes ka dërguar personel dhe insfrastrukturë ushtarake edhe në këtë rajon, teksa ka lëshuar paralajmërime për këdo që do të cënojë këtë hapsirë ujore që sipas Kinës është pjesë e sovranitetit të saj.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord me këtë pretendim, duke mbështetur zgjidhjen e cështjes bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ekspertët ndërkombëtarë nga ana tjetër, shprehen se lëvizjet e fundit ushtarake mes palëve tregojnë se situata është përshkallëzuar ndjeshëm.

Deti jugor i Kinës është një hapsirë mjaft e rëndëisshme pasi aty kalojnë një numër i konsiderueshëm i mallrave që dalin ose ankorohen në bigjet e Lindjes së Largët.///

Zjarr Tv Ad