Kjo është super-bomba që SHBA ka hedhur në Afganistan

0
544
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se forcat e saj në Afganistan e kanë përdorë bombën më të madhe amerikane joatomike kundër një caku të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në provincën lindore Nangarhar.

Në kumntesën e sotme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43, është hedhur në orën 19:32 minuta, sipas kohës lokale, kundër një kompleksi të tuneleve të IS-it në rrethin Açin, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i Pentagonit, Adam Stump, tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës, GBU-43, e cila i përmbanë 11 tonelata eksploziv.

Kësaj bombe i ishte dhënë nofka Nëna e të Gjitha Bombave.

Zjarr Tv Ad