Koka zbulon emrat e 4 këshilltarëve që votuan buxhetin e Dakos: I bëtë shërbim shumë të keq Durrësit

0
655
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka publikuar emrat e katër këshilltarëve të LSI-së, që votuan pro buxhetit 2018 për Bashkinë e Durrësit.

Koka shkruan në Facebook se pavarësisht vendimit të këshilltarëve të LSI-së për të mos marrë pjesë në këtë votim, katër këshilltarët në fjalë nuk e përmbushën detyrën ndaj qytetarëve të Durrësit.

Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne! 36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.” – shkruan ndër të tjera Koka.

Zjarr Tv Ad