Kokëdhima në Qeparo: Bojkotoni zgjedhjet, braktiseni këtë klasë politike

0
812
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në një takim që zhvilloi me mbështetësit e tij në Qeparo i bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit.

Kokëdhima tha se populli është i papërfaqësuar në këto zgjedhje. Sipas tij PD-ja dhe PS-ja po vjedhin zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Kokëdhimës:

Zgjidhja ka vendosur që t’i braktisë këto zgjedhje. Anëtarët dhe simpatizantët e Zgjidhjes nuk do marrin pjesë në votimet e 25 qershorit. Ne kemi vendosur t’i bojkotojmë dhe t’i refuzojmë këto zgjedhje, për ta refuzuar këtë kastë të diskredituar politike dhe për t’ia shkurtuar jetën asaj.

Zgjidhja deklaroi se nuk do merrte pjesë në zgjedhje pa opozitën, në zgjedhje që do e përçanin popullin tonë. Zgjidhja gjithashtu deklaroi se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje pa reformë zgjedhore dhe pa infrastrukturë që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do shkonte në zgjedhjet ku votat i numëron Rilindja dhe PD-ja. Dhe për këto arsye Zgjidhja refuzoi të përfshihej në zgjedhje as drejtpërdrejt dhe as në rrugë të tjera. Zgjidhja u qëndroi deri në fund deklarimeve të veta.

Gjëja e parë që mund të bëjmë për të reaguar si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi është të përmbysim përmes bojkotit dhe refuzimit zgjedhjet e 25 qershorit dhe bashkë me to edhe pushtetin e oligarkisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri! Nëse do të veprojmë të bashkuar, kjo do ndodhë shumë shpejt.

Zjarr Tv Ad