Komisionet e Vettingut, publikohen emrat e 84 kandidaturave të kualifikuara

0
1276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikohen listat e kandidateve qe plotesojne kriteret formale dhe te kandidateve qe nuk plotesojne kriteret formale per institucionet e vleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise.

Fjala eshte per kandidatet qe do te jene pjese e Komisioneve te Vetingut.

Lista me kandidatet qe plotesojne kriteret .

Lista me kandidatet qe nuk plotesojne kriteret

Deklarata nga Avokati i Popullit:

Deklaratë e Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Sot në dt. 31 Mars 2017 ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së përfunduan punën për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 kandidatë aplikantë, për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Ky proces u mbështet mbi bazë të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, si dhe në bazë të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Listat e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret formale dhe të atyre kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kriteret formale do t’i gjeni shumë shpejt në faqen tonë zyrtare: avokatipopullit.gov.al
Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale.
Dëshiroj të bëj edhe një sqarim teknik. Nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së.
Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së.
Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë dhe shumë të sinqertë për ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të ONM-së, të cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe korrektesë të jashtëzakonshme, duke përmbyllur me sukses të plotë, këtë punë voluminoze dhe tejet të rëndësishme për të gjithë ne.
Dëshiroj të falënderoj edhe kandidatët që garuan, duke u bërë pjesë e një procesi historik për vendin tonë, për të çuar deri në fund reformën më jetike për shqiptarët, Reformën në Drejtësi.
Një falënderim të veçantë dua t’u drejtoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët besuan te Avokati i Popullit, në përmbushjen e detyrave që Kushtetuta dhe ligji i njohin në realizimin e Reformës në Drejtësi.
Po i lë në fund, pikërisht për nga rëndësia, ekspertët e institucionit të Avokatit të Popullit duke falënderuar secilin, për impenjimin e jashtëzakonshëm, lodhjen dhe orët e zgjatura në punë, por edhe për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në procesin e vlerësimit të saktë dhe korrekt të dokumentacionit të çdo kandidati pjesëmarrës në këtë garë.
Suksese Vetingut!

Zjarr Tv Ad