‘Konkurrenca’, tritol kabinës elektrike të gurores në Fushë Krujë

0
502
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kabina elektrike e një guroreje në Borizanë të Krujës është sulmuar me tritol orët e para të ditës së sotme.

Policia e Krujës tha se rreth orës 02:30, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale në transformatorin e kabinës elektrike që furnizon guroren e shtetasit R.Sh.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në transformatorin e energjisë elektrike, ndërsa biznesi nuk ka pësuar dëme.

Shkak për vendosjen e tritolit në kabinën elektrike besohet të ketë qenë konkurrenca.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj të plotë.

Zjarr Tv Ad