Koreja e Veriut, paradë ushtarake para Olimpikeve

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë përpara Olimpiadës Dimërore, Koreja e Veriut duket se ka organizuar një paradë modeste ushtarake për të festuar 70-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane, e themeluar pikërisht më 8 shkurt 1948. Sidoqoftë, momenti i organizimit të kësaj parade ka tërhequr kritika nga Shtetet e Bashkuara, pasi kjo është hera e parë në 40 vite që eventi vjetor mbahet në shkurt. Në vitet e mëparshme, parada kryesore ushtarake është organizuar në muajin prill. 70-vjetori i themelimit të ushtrisë koreano-veriore përkon me Lojrat Olimpike, të cilat do të organizohen nga data 9 deri në 25 shkurt në qytetin e Pyeongchang në Korenë e Jugut. Olimpiada do të bashkojë në mënyrë simbolike të dy Koretë, të cilat do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Eventi sportiv shihet si një shans i mirë që dy vendet por edhe Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë mes tyre. Megjithatë, agjensia e lajmeve shtetërore KCNA deklaroi se Koreja e Veriut nuk ka ndër mend të takojë zyrtarët amerikanë gjatë Olimpikeve. Lajmërimi erdhi pas sugjerimit të zv/presidentit amerikan, Mike Pence, se ai ishte i hapur për një takim me zyrtarët koreano-veriorë gjatë eventit sportiv. Kujtojmë se Pence si edhe shumë liderë të tjerë botërorë do të jenë pjesëmarrës në ceremoninë hapëse të kësaj Olimpiade.

 

Zjarr Tv Ad