Korrupsioni me tenderat, gjykata lë në burg ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto

0
693
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë caktoi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto.
Ai ra në pranga tri ditë më parë me akuzën e korrupsionit me tenderat e furnizimit me ushqime të burgjeve.
Në seancën e sotme, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg pa afat Artur Zoton.

Ai akuzohet bazuar në përgjimet e kryera mes biznesmenëve që fitonin tenderat dhe Zv.drejtorit të burgjeve Iljaz Labi.

Ky i fundit u arrestua për korrupsion në korrik 2016 dhe pas arrestimit dëshmoi se ishte Artur Zoto ai që e kishte njohur me biznesmenët në fjalë dhe që i kishte sugjeruar që t`ua jepte tenderat këtyre personave.

Zjarr Tv Ad