KQZ: Në zgjedhjet e 18 qershorit u regjistruan 17 parti. Nis verifikimi i kandidatëve

0
877
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zgjedhjet e 18 qershorit zyrtarisht janë regjistruar 17 parti politike, të cilat edhe kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë.
Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se ka filluar verifikimi i dosjes së çdo kandidati.
KQZ tha se miratimi ose refuzimit i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.
Njoftimi i KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore. Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.
Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.
I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.
KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).
KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes.
Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:
Partia Komuniste e Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia Lista e Barabartë
Partia Uniteti Kombëtar
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia Aleanca Demokratike
Partia Kristian Demokrate
Levizja Socialiste për Integrim
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia për Drejtesi Integrim Unitet
Partia Social Demokrate
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Socialiste
Fryma e re Demokratike
Partia Aleanca Demokristiane

Zjarr Tv Ad