Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi: Pusi, krimi më i ri i Edi Ramës ,Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një pasqyrim të realiteti në Shqipëri, i cili, sipas tij po degradon çdo ditë e më shumë.

0
677
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një pasqyrim të realiteti në Shqipëri, i cili, sipas tij po degradon çdo ditë e më shumë.

Përsa i përket çështjes së ish-minstrit Tahiri, Këllici nënvizon se ai duhej të ishte prap hekurave, pasi mbi supet e tij, rëndojnë akuza më të rënda se një faturë dritash apo uji.

“Krimi histeri dhe pusi si krimi me i ri i Edi Rames! Cilit shqiptari i duhet Saimir Tahiri, ish ministri i brendshem qe kanabizoi Shqiperine?! Shqiperia sot ne te gjitha kancelarite Europiane etiketohet si narko-shteti, ku ligjin e ben krimi qe drejton qeverine. Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe Edi Rama po i ben Tahirit, i cili sot duhet te ishte prapa hekurave sepse mbi te rendojne akuza shume me te renda se nje fature dritash apo uji, me te cilat Edi Rama akuzon cdo dite qytetaret?”- shkruan Këlliçi.

Shqetësues është rasti i Orest Sotës, sipas Këlliçit, të cilit iu gjetën 860 mijë euro të Tahiti, dhe policia vijon ta mbrojë.

“Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe policia vazhdon ti beje Orest Sotes, njeriut qe iu gjeten te pakten 860 mije euro te Saimir Tahirit ne makine dhe qe ende nuk dihet cfare tjeter fshihet nga ai udhetim misterioz? Sa i perket qeverisjes, te dhenat e kater viteve qe shkuan jane tejet deshperuese. Mbi 200 mije shqiptare lane Shqiperine e afro gjysma e atyre qe mbeten, nuk sigurojne dot buken e femijeve dhe nuk paguajne dot dritat e ujin, nuk sigurojne dot ngrohjen. Ne kater vite Edi Rama nuk beri dot nje meter rruge.”- vijon më tej Këlliçi.

 

Postimi i Belind Këlliçit:

Zjarr Tv Ad