Kreu i Policisë Ardi Veliu në konferencën kundër radikalizmit në Slloveni

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit te dhunshëm. Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen. Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve.

Zjarr Tv Ad