Krimet e Rënda lënë në burg Xhikën dhe dy ish-zyrtarët e ARRSH

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish drejtori i Përgjithshëm i rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite dolën para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar për ta në funksion të hetimeve për abuzimet me fondet e shtetit gjatë ndërtimit te rruges Tirabe-Elbasan. Mbi ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika rendojne dy vepra penale, “shperdorim detyre” dhe “korrupsion i zyrtarëve të lartë”. Ndërsa Aksel Qurduka dhe Albens Alite po hetohen vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”. Hetimi për këtë çështje nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i lartë i shtetit në vitin 2016 dhe një tjetër kallëzimi të paraqitur në prokurori disa muaj më pare nga ministria e Infrastrukturës. Nga auditi për punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, rezultoi se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik 54 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad