Kriza politike, vjen një deklaratë e negociatorëve nga BE: Ja çfarë ofruam

0
886
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Negociatorët e BE-së të cilët kanë mbërritur në Tiranë, kanë bërë një deklaratë për median të shpërndarë nga zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë ne emër të David McAllister dhe Knut Fleckenstein shpjegohet se çfarë është diskutuar deri më tani.

Sipas deklaratës është diskutuar për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për dekriminalizimin, për luftën ndaj drogës, masa teknike për përmirësimin e zgjedhjeve dhe të komunikimit politik.

Gjithashtu është diskutuar edhe për ndryshime teknike në qeveri.

“Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein u takuan me mazhorancën dhe opozitën dhe patën një diskutim të mirë. Dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe masat për përmirësimin e zgjedhjeve.

Eurodeputetët propozuan gjithashtu një datë tjetër për zgjedhjet dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore teknike në kabinetin qeveritar. Nga mazhoranca kishte marrëveshje mbi pikat e parashikuara për sa kohë që të votohet vettingu. Partia Demokratike mbajti qëndrim për emërimin e një Kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi elektronik votimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE për takimet e dy zyrtarëve McAllister-Fleckenstein.

Zjarr Tv Ad