Kroacia: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi destabilizon rajonin

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendet e rajonit nuk janë nxituar të pozicionohen rreth idesë për korrigjim kufijsh të ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi aktualisht president i Kosovës.

‘Frontal’ i ka marrë një reagim ambasadës kroate në Prishtinë ku theksohet kundërshtimi kategorik për ndryshim kufijsh, pasi kjo mund të sillte destabilizim të Ballkanit.

‘Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje.

Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit’,-thuhet në reagim.

Qëndrimi i Kroacisë, edhe për faktin se është vend anëtar i BE-së kërkon që zgjidhja të vijë nga dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli.

Zjarr Tv Ad