Krujë, sekuestrohen 227 bimë kanabis në aksionin italo-shqiptar

0
426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Krujës në ndërvepërim me Interforcën italiane, kanë ndërmarrë një operacion për zbulimin dhe asgjesimin e parcelave të drogës dhe jo vetëm, në Krujë.

Në kuadër të këtij operacioni është arritur që të sekuestrohen 227 bimë narkotike Cannabis Sativa, me pjesëmarrjen e rreth 30 forcave të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se territori gjatë operacionit është monitoruar si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar por vetëm një të identifikuar si kultivues, ndërkohë policia shprehet se po vijon operacionin e saj.

Njoftimi i policisë:

Krujë, më 28.07.2017. Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. U angazhuan 30 forca policie. Asgjësohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike.

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Zjarr Tv Ad