KRYEDEMOKRATI LULZIM BASHA AKUZON RUÇIN

0
99

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryetarin e Kuvendit se me urdhër të kryeministrit po i mbyll gojën opozitës, e cila sipas tij është gati të tregojë lidhjet e kreut të qeverisë me krimin.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, ka ndaluar përpara gazetarëve jahtë ambienteve të parlamentit për të denoncuar shkeljen e rregullores nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas Bashës kjo ka ndodhur me urdhër të Edi Ramës i cili po mundohet t’i mbyllë gojën opozitës. Për demokratët, deputeti Flamur Noka nuk shkeli rregulloren kur kërkoi fjalën për procedure, por Gramoz Ruçi kur nuk ia lejoi atë.