Kryeministri hungarez akuzon Soros-in: Je armiku i vlerave evropiane, ke zhvatur miliona njerëz

0
221

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka cilësuar si të pabaza akuzat ndaj tij se kërkon të mbyllë një Universitet të financuar nga miliarderi amerikan, George Soros.

Reagimi i Orban vjen ndërkohë që Bashkimi Europian ka hapur një çështje ligjore ndaj Hungarisë lidhur me një ligj polemizues për arsimin e lartë.

Orban foli në Parlamentin Europian për t’iu përgjigjur kritikave se ligji i ri i qeverisë së tij, sjell vështirësi për institucionet e mbështetura financiarisht nga jashtë dhe ka si synim mbylljen e Universitetit Qendror Europian (CEU) në Budapest, që financohet nga Soros.

‘Këto akuza janë krejt të papabaza. Është njësoj sikur dikush të akuzohet dhe dënohet për vrasje, ndërkohë që viktima është ende gjallë dhe e akuzon për vrasjen e tij.’ –  tha Orban në PE.

Në fjalën e tij Orban e akuzoi CEU-n për mashtrim, pasi ka shpërndarë diploma që njihen në SHBA dhe Hungari njëkohësisht duke u dhënë një avantazh të padrejtë dhe përveç kësaj nuk ka kampus në Hungari, ndryshe nga sa ndodh në SHBA.

Orban kritikoi gjithashtu Soros-in dhe BE-në duke e cilësuar miliarderin amerikan si një spekulator financiar, kurse përsëriti se angazhimi i Hungarisë në BE është i padisktueshëm, por duhen reforma, pasi ‘status-quo’ ku ndodhej kontinenti është e papranueshme.

‘Për shkak të Soros-it, miliona persona kanë humbur paratë e tyre, vetëm që të përfitojë ai. Ai ka ndikuar negativisht edhe në krizën e emigrantëve duke ndërhyrë në lejimin e dyndjes së tyre drejt BE-së. Emri i tij është shembulli më i mirë, sesi dikush kërkon të dobësojë vendet e ndryshme europiane, duke mbështetur çdo gjë që ndryshon mënyrën europiane të të jetuarit’. – deklaroi Orban.