Kryeministri Rama uron nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ministria e arsimit Lindita Nikolla dhe kryebashkiaki Erjon Veliaj, kanë zgjedhur shkollën Kosova” për të uruar ditën e parë të shkollës, 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.

Gjatë inaugurimit të saj, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Rama tha se do të vijojë puna për çlirimin e hapësirës tjetër pranë shkollës.

Një histori babëzie korrupsioni në gjykata për gati 15 vite ‘luftë’. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama realizimin e projektit për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare ‘Kosova’ në kryeqytet.

“Historia e shkollës ‘Kosova’ ishte babëzi korrupsioni me gjykatat. Sami Frashëri thoshte se nëse do të mbjellësh për një vit mbill misër e grurë, e nëse do të mbjellësh përgjithmonë mbill arsim e kulturë. Kjo është ajo që po bëjmë çdo ditë për arsimin. Së bashku me Bashkinë e Tiranës do të nisim projektin e madh për ndërtimin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që janë në fazën finale të zbatimit të kontratave. Investimi i prindërve tek fëmijët po gjen gjithmonë përputhje me investimin tonë tek fëmijët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shumë më tepër. Çka është bërë është shumë në raport me ku ishim. Por kemi ende për t’u bërë”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Nikolla në fjalën e saj u shpreh “se ndjehet mire që kjo shkollë u rinkonstruktua  pasi është shkolla ku unë kam mësuar”.

“Vëmendja jonë do të jetë për infrastrukturën e re në çdo shkollë. Ne do të përmbushim të gjitha sfidat” premtoi më tej ministrja.

“Sot kemi 600 nxënës dhe 26 mësues tek kjo shkollë. Ajo që e bënte të veçantë shkollën “Kosova” ishte stafi pedagogjik, ku shume mësues ishin mentor. Një mesazh për të gjithë mësuesit, pa pasionin e mendjes dhe dashurinë e zemrës këto mbeten vetëm mure. Në shkollë të rikonstruktuara apo jo ne duhet te fillojmë me urimin më të mirë. Vijoni të falni nga pasioni juaj. Ne do t’i përmbushim te gjitha sfidat. Ju nuk jeni vetëm!”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për ditën e parë të sezonit të ri arsimor u shpreh se ishte një nga projektet prioritete të tij që kur ka nisur punën si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj falënderoi kryeministrin Edi Rama madje duke bërë dhe një batutë “një fshat i tërë për të ruajtur fëmijët, duke nisur nga Rama”./k.f/

Zjarr Tv Ad