Kryeministri Trudeau kundër Trump për emigrantët në SHBA: Në Kanada jeni të mirëpritur

0
571

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka replikuar Trump-in në lidhje me ndalimin e refugjatëve në Amerikë, nga presidenti Donald Trump, duke i bashkangjitur mesazhit të tij në Tëitter, një foto me një vajzë siriane në aeroportin e Torontos.

Nuk ka rëndësi cila është feja juaj, në Kanada jeni të mirëpritur. Diversiteti është forca jonë’.

Trudeua ka përdorur rrjetet sociale për tu solidarizuar me të gjithë ata që ikin nga lufta dhe tmerri, një mesazh që është ndarë në Twitter nga mijëra njerëz.

Të shumta kanë qenë përgjigjet dhe falënderimet për kryeministrin, mbi të gjitha nga qytetarët amerikan.