Kush e ka shtëpinë e ëndrrave?

0
161

Që kur revista e njohur “Architectural Digest” publikoi fotot e shtëpisë së aktores së njohur, Jennifer Aniston, rrjeti vetëm po zien. Janë të shumtë ata që thonë se shtëpia luksoze në Bel Air është më e bukura që kanë parë. Aktorja dhe i shoqi, Justin Theroux, e kanë blerë këtë shtëpi 7 vjet më parë. Ajo ka kushtuar 21 milionë dollarë. “Sa herë i hedh sytë tek kjo shtëpi, them se nuk dua të jem askund tjetër,” thotë 48-vjeçarja. E besojmë!