KUVEND, PËRPLASEN PËR PROCEDURËN E RREGULLORES. MAZHORANCA RRËZON PROPOZIMIN

0
356
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projektligji për mbrojtjen e pakicave është debatuar paraditen e kësaj të enjteje në Parlament, ku deputetit Vangjel Dule ka kërkuar që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tij nuk është i plotë.Kërkesa është hedhur poshtë nga mazhoranca me anë të votimit. 

Ka nisur me një shqyrtim të rregullores seance plenare e së enjtes pas denoncimit të deputetit Vangjel Dule përshkelje të rregullores sa i përket afatit kohor te futjes në rendin e ditës, të ligjit për pakicat kombëtare. Por pavarësisht citimit të rregullores, mazhoranca rrëzoi me votë propozimin e tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kreun e kuvendit dhe Partinë Socialiste, se po shkelin me forcën e kartonit, rregulloren e parlamentit shqiptar.

Në debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit, ku sipas tij ky ligj është përplasje e klaneve mafioze në qeveri. 

Zjarr Tv Ad