Letër Sulltanit… (Nga Ylli Dylgjeri)

0
81

Nëse do më kërkonin ti shkruaja nje letër Sulltanit Erdogan, sot është dita. Eshtë sot që dikush na mbylli sinjalin e TV-ve, që populli të mbesë pa sy e veshë. Mbeti pa dëgjuar edhe fjalimet tona. Mbeti pa parë edhe filmat turq.
Kush guxoi të prishë këtë miqësi e dëfrim që
po forcohet në çdo seri?
Do bëhet dhe ky gjygj. Ju jap fjalën Pasha.
Si i fillim po nis letrën e faljes madhe….

I shtrenjti Sulltan Erdogan,
Nuk njoh miqësi më të përzemërt se ajo e intimitetit të gjatë që Ju dhe Udhëheqësi im keni kaluar në këto kohë të turbullta.
Kujtoj me këtë rast vizitat e lavdishme sy më
sy Tuajat me Udhëheqësit tim.
Ti na fton për vizitë me besimin më të plotë
për të forcuar mes palëve miqësinë e dashurinë. Nuk harroj përkushtimim dhe ndihmën Tuaj në Polici, Ushtri, Ekonomi, Energjitikë, Aeroporte e kudo ku rrjedh ujë e djersë arnauti. Magazinat Tuaja janë sot Magazinat tona. Por ndihma më e madhe e Juaja Pasha mbetet në kinematografi. Filmi turk ka hyrë në çdo familje. Romanca dhe dashuria turke na shoqëron bukën dhe kripën. Siç e di, punët deri dje i kishim në rrugë të mbarë, por gjerat nuk po ecin si i duam Ne. Shejtani i Zi na hyri në mes Pasha. Këto ditë, pa pritur e kuptuar na këputën sinjalin! E prenë, sinjalin e TV siç presin në synetllëk lëkurën… Lajmi iku. Filmi turk u nxi. Dashuria u tha. Urrejtja fitoi….
Nejse. Ju kërkoj falje Pasha. Ju kërkoj falje
e Ju jap fjalën se nuk do të ndodhë më kurrë deri …në Janar. Do e marrin mësimin firaunët. Burgjet tona kanë vend.
Për të mos të lodhur po e mbyll duke të kërkuar falje.
Të kesh shëndet e mirësi Pasha.
Mirupafshim.
Arnauti