Lëvizja e Arta Markut, kush është prokurori që futet në rrethin e të besuarve

0
928
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arta Marku ka bërë lëvizjen e radhës në krye të detyrës së saj të re si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Kryeprokurorja Marku ka emëruar si këshilltar në kabinetin e saj prokurorin Besnik Cani.  Aktualisht Cani është prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që më parë ka qënë në Prokurorinë e Shkodrës. Në të njëjtin institucion ku ka punuar më parë edhe Marku.

Pas një periudhe prej afro 2 vjetësh e 3 muaj që shërbeu në Shkodër, Besnik Cani është transferuar në Elbasan në korrik të 2015-ës.

Sjellim ndërmend se më herët Marku ka shkarkuar nga detyra e drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të së cilës është edhe Sektori për “dekriminalizimin” Rovena Gashin. Vendin e saj e zuri Arqile Koça i cili ishte edhe rival i Arta Markut në garën për kryeprokuror të përkoshëm.

Po ashtu Marku ka urdhëruar shkarkimin nga detyra drejtuesit Petrit Fusha, i cili mbante prej 4 vitesh këtë pozicion. Ai do të vazhdojë detyrën si prokuror sektori, në Prokurorinë e kryeqytetit. Ndërsa vendin e tij e mori Dritan Rreshka.

cani

Zjarr Tv Ad