‘LIBRA’ përjashton nga radhët e saj Mimoza Hafizin

0
416
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas dorëheqjes së kryetarit të partisë, ‘Libra’ ka përjashtuar nga radhët e saj bashkëthemeluesen e kësaj force politike, Mimoza Hafizi.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Etikës, sipas së cilës Hafizi ka shkelur rregullat dhe ka shkelur statutin e partisë me veprimet e saj.

“Rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj. Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës. Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre të lirë nga të qënit anëtarë Bërthame. Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4).” – thuhet ndër të tjera në vendimin e Libra-s.

Vendimi i plotë

 

Zjarr Tv Ad