Lideri koreano – verior falënderon Jugun për “mikpritjen mbresëlënëse”

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un,  lavdëroi Korenë e Jugut për mikpritjen “mbresëlënëse” të delegacionit të Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore. Komentet vijnë pasi delegacioni zyrtar i Veriut, i udhëhequr nga motra e Kim, Kim Yo-jong, ka mbaruar vizitën historike dhe është kthyer në Phenjan. “Pas raportit të delegacionit mbi vizitën, Kim Jong-un shprehu kënaqësi mbi të,” raportoi media shtetërore KCNA. Ka qenë ky delegacioni më i lartë koreano – verior që ka vizituar Jugun që nga Lufta e Koresë në vitet 1950. Dy Koretë nuk kanë nënshkruar kurrë traktat paqeje për të përfunduar zyrtarisht luftën dhe janë në një gjendje konstante të mosbesimit reciprok. Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike është parë si një ngrohje e marrëdhënieve midis dy Koreve, ndonëse ka pasur gjithashtu shqetësime se ajo i ka mundësuar Koresë së Veriut të blejë kohë për zhvillimin e programit të saj bërthamor.

Zjarr Tv Ad