Lidhja e PD me 613 kg kokainë? Strazimiri: Skenar kriminal mashtrimi

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka hedhur poshtë akuzat e Taulant Ballës se persona të rangjeve të larta në PD kanë lidhje me ngarkesën prej 613 kg kokainë.

Stazimiri thotë se ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës.

Në një njoftim për shtyp, deputeti demokrat tha se kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit i përkasin vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

Deklarata e plote:

Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.

Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.

Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!

Por e vërteta është se vetë i ke përcjellë në Kubë, Kolumbi e kudo tjetër me policët e tu narkotrafikantë të shpallur në kërkim, me dy ministrat e tu të brendshëm të lidhur me drogën dhe me vëllain tënd.

Partia Demokratike nuk është Partia Socialiste.

Ndryshe nga Edi Rama dhe PS, për ne droga është kanceri që po vret Shqipërinë.

Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: lufta kunder drogës dhe krimit, kunder kapjes së shtetit nga xhafajt, habilajt tahirët, nga Edi Rama dhe shpura e tij mafioze.

Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Sajmir Tahirin, vëllezërit Xhafaj, vëllezërit Habilaj dhe vëllezerit Rama.

Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga qeveria e lidhur me krimin, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Zjarr Tv Ad