Lihet i lirë Dritan Demiraj, së bashku me të fejuarën vrau ish të dashurën e tij ,Do të lirohet nga burgu shqiptari Dritan Demiraj, 31 vjeç, i cili vrau…..

0
1308

Do të lirohet nga burgu shqiptari Dritan Demiraj, 31 vjeç, i cili vrau ish të dashurës dhe njeriut me të cilin ajo krijoi një marrëdhënie.

Avokati i tij, është shprehur se Demiraj ka humbur kujtesën dhe sot i ngjan një fëmije të lumtur që do thjesht të jetojë ditën e tij.

Pasojat e një sherri brenda në burg, kur një boksier romun e goditi për 15 minuta pa ndalim në kokë janë të pakthyeshme për shqiptarin e dënuar me burgim të përjetshëm.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur të anulojë dënimin me burg të shqiptarit që nuk mban mend asgjë nga jeta e tij e mëparshme.

Dritan Demiraj vrau ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarin me te cilin vajza kishte krijuar nje lidhje te re, Silvio Mannina.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe daja Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.