Dy gola të Lionel Messi-t dhe një gol i Ousmane Dembele i kanë mjaftuar Barcelonës për të kaluar në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Takimi nisi mirë për vendasit që e panë vetën në avantazh të një goli pas 3 minutash lojë. Ishte ylli i skuadrës Lionel Messi që pasi bëri një trekëndësh me Dembele, dhe Suarez u gjend i vetëm përballë Courtois dhe me të djathtën e kaloj mes këmbëve të portierit belg për të tundur rrjetën. Dyfishimi nuk vonoj. Pas 18 minutash nga goli i avantazhit, Messi u kthye në njeriu-asist. Pas një aksioni të bukur nga qëndra, “pleshti” tërhoqi nga e majta e sulmit 2-3 mbrojtës duke lënë të lirë Ousmane Dembele, me këtë të fundit që pasi mori një pasim nga Messi, lëshoj një të djathtë të fortë për të shënuar dhe golin e qetësisë. Pësimi i golit të dytë, duket sikur i zgjoi anglezët që tentuan të ngushtojnë rezultatin, por Marco Alonso u mbyll vetëm në çastet e fundit nga mbrojtësit katalanas. Shpërthimi i Lionel Messi në minutën e 65-të dhe goli thuajse identik me atë që zhbllokoj shifrat, vendosi në kasafortë kualifikimin e të besuarve të Ernesto Valverde në çerekfinalet e Champions League, për të 11 sezon radhazi. Ky ishte goli i 100 i Lionel Messi në kompeticionin më të madh për klube.
Lajme
Çifti i ri nga Turqia arrestohen në Rinas, po shkonin drejt...
Policia kufitare në Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia për falsifikim dokumentesh. Në pranga janë vënë Ozan I., 21 vjeç dhe...