Lirimi i Ermal Hoxhës, Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit të lirimit të parakohshën nga burgu të Ermal Hoxhës ka reaguar dhe kreu I opozitës Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha me ironi se Hoxha u lirua për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

“Ermal Hoxha u liria për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Ai ishte drejtuesi i Xibrakës. Por nuk ka mizë nën kapele. Edhe Saimir Tahiri u vërtetua se kishte dalë nga Mali i Zi për në Itali, i jep mbështetje politike. Jemi në kushtet e një grushti shteti, gjykata e lartë, dhe kushtetuesja kanë pushuar së ekzistuari. Policia struket para krimit. Kemi Ballën me Yoyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron, madje vepron për dekonspirim, prokurori e korruptuar, e shantazhuar e blerë dhe e shitur. Duhet të kishte hapur procesin me kohë. Prokuroria, shërbëtore e mjerë e Ramës, Balla pranoi publikisht miqësinë me një të dënuar, pjesë e bandës së Aldo Bares. Alket hyseni ka rrëmbyer prona në jug, asgjë nuk i ka ndodhur, Arben Ahmetaj, Gjiknuri i regjistruar duke bërë Pazar me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë, Dakos i lidhur me krimin. Kamikazaj e Ramës në prokurorinë e Përgjithshme. Po dje u lirua edhe ermal hoxhës, se nuk nxori emrin e Olsi Ramës, garantuesi në emër të Olsi Ramës i fabrikës së kokainës. Dje nxori Ermal Hoxhën nga burgu, Saimir Tahiri që u vërtetua me jaht personal që lëvizte nga Mali i Zi, i jep mbrojtje politike, Xhafajt po kështu. Xhafa dhe tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në Xibrakë, kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng bandat që bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë”, tha Basha

Basha gjithashtu bëri thirrje për vetingun e politikanëve.

“Duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të opozitës për të amenduar opozitën që njësoj si gjyqtaret, prokurorët, policët gardistët e thjeshtë, politikanët ti nënshtrohet vetingut, apeloi sot Basha nga selia e PD-së. Kjo nismë vjen në një kontekst dramatik për sa i përket depërtimit të krimit të nivelet më të larta të krimit, për sa i përket bashkëqeverisjes me krimin. Kriminelët që duhet të jenë në mbrohen aspo s’ndiqen penalisht dhe nga ana tjetër licencat, lejet e ndërtimit, i jepen një dorë banditësh që kanë depërtuar në ekonominë private, që nga shtrimi i rrugëve të marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit. Pra krimi ka kapur edhe ekonomisë e shqiptareve”, tha kreu i PD-së.

Zjarr Tv Ad