Llalla person “non grada” në Amerikë

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendim përmenden me emra edhe bashkëshortja e Adriatik Llallës, Ardjana, vajza e tij, Eni dhe fëmija tjetër i mitur. Vendimi u mor me firmën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe njoftimi u shpërnda në adresën në Tëitter të Departamentit Amerikan të Shtetit. Adriatik Llalla është zyrtari i parë shqiptar që merr një vëmëndje të tillë negative nga shteti amerikan. Nëse lexon mes rreshtave, të ligjit amerikan për zyrtarët e huaj që i ndalohet hyrja në SHBA thuhet se vendimi merret nëse ka “informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni”, atëherë këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarisht ndaj Adriatik Llallës nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, asnjë dosje dhe asnjë çështje nën hetim. Por pak ditë më parë, Llalla refuzoi detyrën që iu ofrua nga sistemi gjyqësor me shpresën që do t’i shpëtojë vetingut. Ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku pranohet se për Adriatik Llallën “ka informacione të besueshme për raste madhore korrupsioni”, nuk lë shumë hapësira për Organet e Vetingut. Pas këtij pohimi, të firmosur nga Sekretari i Shtetit është e qartë se Llalla do të futet në veting, ku do të kalojnë në sitë edhe informacionet e ambasadës amerikane. Në të shkuarën, Adriatik Llalla ka bërë disa akuza të forta kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. E akuzoi ambasadorin amerikan për shantazh, e quajti sorosian dhe i përmendi çështjen e Bankers Petrolium, për të cilën ambasadori kishte ndërhyrë personalisht në mbylljen e hetimeve. Po ashtu, sipas ish prokurorit të përgjithshëm, Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e politikanëve të caktuar.Që nga ky moment, ndaj tij dhe Donald Lu konflikti ka qenë i hapur. Ambasadori amerikan e përshëndeti largimin e “prokurorit që nuk dënoi asnjë politikan”, ndërsa pak ditë më parë paralajmëroi ndjekje penale për të.Pavarësisht të gjithave, akuzat ndaj Llallës mbeten ende retorikë, pasi në tryezën e Arta Markut nuk ka ende asnjë dosje për korrupsion për paraardhësin e saj.

Zjarr Tv Ad